Nga Korça, te derbi dhe mbyllja në Rrogozhinë: Plani i javës së tetë

Sërish në tre ditë, sërish një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme në plan për javën e tetë të Abissnet Superiore. Derbi Tirana-Dinamo dy herë në 4 ditë, të shtunën në kampionat.

FSHF ka programuar duelet e radhës dhe java nis me sfidën Skënderbeu-Kukësi. Korçarët mbeten në kërkim të fitores së parë dhe duhet ta arrijnë ndaj verilindorëve që e kanë nisur sezonin në mënyrë fantastike dhe renditen në vendin e dytë.

Në mbrëmje, prej orës 19:45, “Air Albania Stadium” hap dyert për Tirana-Dinamo. E diela sjell dy ndeshje në mesditë. Prej orës 13:45 Kastrioti dhe Laçi presin skuadra si Partizani e Teuta në shtëpitë e tyre.

Java e tetë e Abissnet Superiore mbyllet në Rrogozhinë, aty ku Vllaznia do kërkojë të bëjë një ndeshje ndryshe dhe të marrë tre pikët nga Egnatias vendase që ka të njëjtin objektiv. Edhe kjo ndeshje nis prej orës 13:45.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 8

E shtunë, më 6 nëntor
Ora 16:45 | Skënderbeu-Kukësi
Ora 19:45 | Tirana-Dinamo

E diel, më 7 nëntor
Ora 13:45 | Kastrioti-Partizani
Ora 13:45 | Laçi-Teuta

E hënë, më 8 nëntor
Ora 13:45 | Egnatia-Vllaznia

/ oversport.tv