Nga Lukaku e Dzeko, te rinovimi i Brozovic: Inzaghi flet “pa dorashka”

Simone Inzaghi ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur pa dorashka për sa i përket çështjeve të brendshme të klubit. Tekniku zikaltër ka bërë një panoramë të gjerë të Interit që nga shitja e Lukakut, blerja e Edin Dzeko deri te situata aktuale e Brozovic dhe Perisic.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“E stërvita Lukakun për një javë, ai është një lojtar i madh”, tha Inzaghi. “Shitja e tij me të vërtetë nuk ishte pjesë e planit. Ne kishim planifikuar vetëm ta shisnim Hakimin. Kur e kuptuam se Lukaku do të largohej, atë natë fola me  Marotta dhe  Ausilio dhe përmenda Edin Dzekon.

Ata u përgjigjën se ishte sinqerisht një objektiv i hapur për ta, sepse po përpiqeshin ta merrnin atë për vite me radhë. Dzeko është lloji i sulmuesit që e ndihmon skuadrën të luajë mirë”.

LARGIMET- “Prioriteti im do të ishte të mbaja të gjithë, por do të shohim përmirësime në mesfushë dhe në krahë. Ka qenë kënaqësi të punoja me Alexis Sanchez dhe ta shikoja atë duke luajtur gjatë muajit të fundit, ai kishte nevojë vetëm për fat dhe shëndet për të dhënë më të mirën e tij. Jam me fat që i kam këta katër sulmues dhe dua t’i mbaj të gjithë.”

NANDEZ- “Nandez është një lojtar interesant, një profil i gjithanshëm. Ai mund t’i përshtatet nevojave tona. Nuk dua të diskutoj për emra konkretë, por klubi është vigjilent në merkato. Nëse ka një mundësi të mirë, atëherë do të përpiqemi ta shfrytëzojmë.”

RINOVIMI I BROZOVIC DHE PERISIC- “Brozo duhet të nxitojë dhe të nënshkruajë rinovimin e kontratës! Ai e do Interin dhe gjithçka rreth këtij klubi. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe për vite Interi ka qenë i mbështetur tek ai.

Shpresoj që edhe Perisic të nënshkruajë së shpejti. E dija që ai ishte një kampion, por ajo që zbulova kur u bëra trajner i tij ishte se ai është me të vërtetë i etur për të ndihmuar dhe për të bërë gjithçka që kërkohet, duke luajtur si një sulmues ose mesfushor”. /oversport.tv