Nga mbrojtja, në sulm: Si ndryshon Interi i Simone Inzaghi kundër Verona

Simone Inzanghi ka menduar për formacionin kundër Hellas Verona. Në duelin e nesërm, që nis prej orës 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Oversport përmes platformës Tibo, do të ketë ndryshime.

Në prapavijë pritet të rikthehet Sfefan De Vrij, i cili është rikuperuar plotësisht. Mesfusha nuk pëson asnjë ndryshim. Në të majtë Perisic do të luajë sërish titullar, ende nuk ka një fanellë nga fillimi për Robin Gosens.

Lautaro Martinez do të mungojë nesër pasi është i pezulluar me kartonë të verdhë. Në vend të tij shanset më të mëdha për të luajtur i ka Joaquin Correa.

Gazzetta dello Sport shkruan se argjentinasi do të luajë pak më i tërhequr, pas Dzeko, dhe do të jetë më i lidhur me mesfushën dhe më tepër me Hakan Calhanoglu.

INTER (3-5-2): Handanovic – De Vrij, Skriniar, Bastoni – Dumfries, Barellla, Brozovic, Calhanoglu, Perisic – Correa, Dzeko. / overspor.tv