Nga Nesta te Thuram, të gjitha derbet në merkato mes Milanit dhe Interit

Përveç rivalitetit në fushën e blertë, dy skuadrat e Milanos, Interi dhe Milani kanë “luftuar” me njëra-tjetrën edhe në merkato. Janë të shumtë lojtarët që kanë qenë pranë një skuadre dhe më pas kanë firmosur për rivalët e qytetit. Marcus Thuram është rasti më i fundit i derbit në merkato, lojtari ishte shumë pranë Milanit, por më pas zgjodhi që të vazhdojë karrierën tek Interi.

Ja disa nga derbet me interesante në merkaton e futbollistëve mes Interit dhe Milanit. Interi kishte kohë që kërkonte me ngulm Alessandro Nestan në vitin 2002, por mbrojtësi zgjodhi që të bashkohej me Milanin në ditën e fundit të merkatos.

Në vitin 2006 të dyja milanezët synonin Zlatan Ibrahimovic, që do të largohej nga Juventusi pas skandalit të “Calciopoli”. Suedezi zgjodhi Interit që ishte kualifikuar në Champions.

Në vitin 2007 Milani kishte arritur një marrëveshje me Cagliarin për transferimin e David Suazo, por Mancini i ofroi sulmuesit një kontratë më të mirë dhe e bindi që të zgjedhë Interin.

Interi kishte zgjedhur Giacomo Bonaventuran si pasardhësin e Guarin në vitin 2014, por zikaltërit nuk arritën të shesin kolumbianin dhe Milani përfitoi duke bërë të vetin lojtarin.

Në vitin 2015 Galliani kishte arritur një marrëveshje me Monaco për transferimin e Geoffrey Kondogbia, por Interi arriti të blejë lojtarin pak orë më vonë.

Stefano Sensi kishte kohë që ndiqej nga Milani, por u transferua tek Interi në vitin 2019 falë këmbënguljes së Marottas.

Interi kishte bllokuar Sandro Tonali, falë një marrëveshjeje fjale me presidentin Cellino, por hezitimi i zikaltërve bëri që mesfushori të transferohej te Milani në vitin 2020.

Në vitin 2021 Hakan Calhanoglu refuzon që të rinovojë kontratën me Milanin për tu transferuar me parametër zero tek Interi.

Olivier Giroud ishte një shënjestrën e Interit, por zgjodhi të bashkohej me Milanin në vitin 2021. / Oversport.tv