Nga objektivat tek ëndrra e fëmijërisë dhe idhujt, Kledis Hida flet për Oversport pas firmës me Elbasanin

Kledis Hida është i ri, vetëm 22-vjeç, por nëse të ardhmen e ka para, avantazhi i tij është që edhe të tashmen e ka bërë të vetën. Mosha e tij nuk e pengon të duket si veteran në fushë dhe sezonin e fundit me Tomorin e tregoi më së miri këtë gjë duke shkëlqyer në ndeshjet që është aktivizuar. Sot është rikthyer në vendlindje, atje ku firmosi me Elbasanin e sapo ngjitur në Kategorinë e Parë, për të ndihmuar qytetin e tij të rikthehet aty ku i takon.

Në një intervistë për Oversprot, Kledis Hida flet për transferimin e tij te Elbasani, aventurën e mbyllur me Tomorin, por edhe për ëndrrat e tij, ku i jep një shembull edhe lojtarëve të tjerë shqiptarë, ku përpara klubeve europiane, i vendos vetes si synim kapitullin e Kombëtares shqiptare.

Cfarë të bindi të transferohesh te Elbasani?

Më bindi projekti që ka ky klub për ringritjen aty ku i takon dhe sigurisht kjo është diçka me prespektivë dhe mjaft e rëndësishme për mua.

Sa i lumtur jeni për faktin që ktheheni të luani në vendlindje?

Sinqerisht ndihem shumë i lumtur. Kisha disa vite që luaja larg vendit tim dhe më kishte munguar ambienti këtu.

Kishit oferta veç Elbasanit? Apo nuk shihnit asnjë opsion tjetër?

Po padyshim. Pas sezonit që kalova, kisha oferta, i shqyrtova të gjitha me kujdes, por zgjodha me dëshire dhe vendosa me zemër. Të gjithë faktorët më çonin tek Elbasani.

Çfarë pret nga kjo aventure e re dhe cilat janë synimet që ke me skuadrën?

Synimi kryesor është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar. Nuk pres asgjë tjetër, veç një viti të suksesshëm.

Të ka ngelur ndonjë peng nga Tomori? Na zbulo momentin më të bukur që ju vjen në mendje

Nuk kam asnjë peng nga Tomori. Kam kaluar dy sezone të rëndësishme të jetës time, por në periudha të ndryshme i jam mirënjohës atij ekipi. E gjithë eksperienca ime në Berat ishte e bukur, ndaj nuk do doja t’i veçoja momentet.

Si e ka pritur trajneri Dede afrimin tuaj? A keni folur me të?

Kam folur me profesorin, megjithatë përgjigjet do t’i jap në fushe

Elbasani afron në skuadër një prej mbrojtësave më të mirë të sezonit të shkuar në Kategorinë e Parë. Sa i kënaqur jeni me atë çfarë keni dhënë dhe çfarë prisni më tepër nga vetja?

Me të vërtetë jam i lumtur për ato që kam arritur deri më tani. Kam dhënë më të mirën kudo që kam qenë dhe shpresoj të bëj akoma më shume. Uroj të eci sa më lartë.

Një mesazh për tifozët, çfarë i premton Hida atyre?

Është një nga tifozeritë më të zjarrta në Shqipëri. Kërkoj mbështetjen e tyre, të jenë sa më të shumtë, të jenë shtysa jonë, motivi dhe i premtoj që do bëjmë maksimumin të arrijmë objektivat që ka Elbasani

Jeni një i ri me prespektivë, cila është ëndrra juaj e madhe?

Nëse të tjerët zgjedhin pjesën jashtë, unë do zgjedh Kombëtaren. Kjo është ëndrra ime, të arrij një ditë të luaj për fanellën kuqezi

A keni ndonjë model që e ndjek nga futbolli shqiptar dhe nga ai i huaj?

Ndiqja modelin e Canës, gjithashtu kam shumë qejf Sergio Ramos sepse kam strukturë të njëjtë si ai. /oversport.tv