Nga Pogba, te Dybala e Mbappe: Formacioni me yjet që u skadon kontrata

1 shkurt, merkato mbaroi dhe tani është koha për të parë nga e ardhmja. Afati i transferimeve dimërore është mbyllur, dhe nga sot lojtarëve që i skadon kontrata më 30 qershor mund të hedhin firmën në marrëveshje me ekipe të tjerë.

Kriza ekonomike e rënduar nga pandemia ka ndryshuar disa ekuilibra, ka shumë emra të mëdhenj që ende nuk kanë rinovuar ose kanë vendosur të mos e bëjnë këtë. Për arsye ekonomike ose thjesht për stimuj të rinj, që shpesh mund t’i ofrojë një sfidë e re.

Calciomercato.com ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë që u skadon kontrata në fundin e këtij sezoni. Top 11 ngjan si një “Dream Team”, një formacion i cili nuk përfshin ata lojtarë që tashmë e dinë se ku do të luajnë sezonin tjetër, por mungon vetëm zyrtarizimi.

Për të qenë të qartë, shkuran Calciomercato.com, nuk do të gjeni lojtarë si Kylian Mbappé, që do të veshë fanellën e Real Madridit, apo Marcelo Brozovic, për të cilin rinovimi është çështje ditësh.

Kështu në portë është gardiani i Napolit, Davide Ospina. I ndjekur nga tre mbrojtës, Andreas Christensen (Chelsea), Niklas Sule (Bayern Munich) dhe Alessio Romagnoli (Milan).

Mesfusha udhëhiqet nga ylli francez i Manchester United, Paul Pogba. Bashkë me të janë edhe Boubacar Kamara (Marseille), Franck Kessie (Milan) dhe Henrikh Mkhitaryan (Roma).

Tre yje të padiskutuar edhe në sulm me Paulo Dybalën që ende nuk ka rinovuar me Juventusin. Bashkë me të janë edhe Alexandre Lacazette (Arsenal) dhe Ousmane Dembele (Barcelona).

Megjithatë, këta nuk janë të vetmit lojtarë të rëndësishëm të cilëve iu skadon kontrata në fundin e këtij sezoni. Emra të tjerë janë edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha (Lazio).

Gjithashtu Antonio Rudiger (Chelsea), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Florian Grillitsch (Hoffenheim), Corentin Tolisso (Bayern Mynich), Andrea Belotti (Torino), Angel Di Maria (Psg), Federico Bernardeschi (Juventus) janë të tjerë emra shumë të rëndësishëm në këtë listë. /oversport.tv