Nga Rivaldo, te Fati: 24 vite që të shënojë një tjetër në debutim me numrin “10”

Ansu Fati u shndërrua një ndër protagonistët kryesorë të ndeshjes përballë Levantes mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi i talentuar shënoi golin e tretë për katalanasit, 2 minuta pasi u hodh në fushën e blertë.

Prej një 1 viti ai qëndroi larg fushës së blertë, si pasojë e një lëndimi muskulor. Koeman nuk preferoi ta rrezikonte në startin e ndeshjes, duke i dhënë vetëm 10 minuta në dispozicion.

Fati nuk zhgënjeu në rikthim e tij pas mungesës së gjatë. Ai gjeti golin shpejt me një goditje të bukur jashtë zone dhe falë tij u bë lojtari i dytë i Barcelonës që shënon në ndeshjen e parë zyrtare me numrin 10-të.

Rivaldo e kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 1997-të. Fati e mori numrin 10, të lënë bosh nga largimi i Leo Messit drejt PSG, në fillim të këtij sezoni. / oversport.tv