Nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Partizanit, ja sa kanë paguar “Demat” për sulmuesin e Korabit

Nga sezoni i ardhshëm sulmuesi i Korabit, Albers Keko do të veshë fanellën e Partizanit. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i Korabit në një intervistë për Oversport, ku zbuloi se “Demat” janë gjithashtu në ndjekje të Irgi Kasallës, por edhe lojtarëve të tjerë.

Megjithatë, sa i përket transferimit të Kekos te Partizani, Oversport ka mësuar edhe shifrën që “të kuqtë” do të shpenzojnë për të bërë të vetin lojtarin. Në arkat e Korabit, Partizani do të derdhë 40 mijë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar.

Kujtojmë që presidenti i Korabit, Fehmi Mziu, zbuloi për Oversport se dhe shumë lojtarë të tjerë ndiqen nga ekipe të shumta të Superiores. Në intervistë për Oversport përpara sfidës Flamurtari-Korabi, Mziu nuk hezitoi të përmendte se është në diskutime edhe me ekipe si Teuta, Skënderbeu apo Laçi. /oversport.tv