Giovanni Colella u shpall trajneri i muajit mars duke fituar trofeun Oversport. Gjatë intervistës së tij të gjatë për, dhënë për Oversport kishte vend edhe për disa pyetje gazmore ku Giovanni Colella me karizmën e tij nuk ka se si mos ta bëjë intervistën edhe më të bukur dhe të veçantë. Një intervistë hipotetike se si do të përgjigjej trajneri i Partizanit në rast se telefonohej nga personazhe të ndryshme.
GAZMEND DEMI: Mister të kam dëgjuar që në intervista thua se Partizani nuk është për titull, por unë atë titullin e dua me patjetër.
Shiko president. Ti e di shumë mirë çfarë mendoj unë dhe ta kam thënë gjithmonë. Mënyrat për të shkuar tek një objektiv nuk janë lineare. Ka edhe kthesa për të mbërritur aty. Nëse unë shkoj nga një qytet në tjetrin duhet të devijoj sepse ka gropa dhe kjo është normale.
TEDI CARA: Çkemi mister. Jam shumë i zhgënjyer që nuk po luaj të gjitha ndeshjet, çfarë duhet të bëj që të jem titullar në skuadër?
Si je Tedi? Si u stërvite dje? Këtu titullarët nuk ekzistojnë. Termi titullar është një term për t’u harruar në futboll. Mund të bëj edhe një shembull me Cityn. Mund të shihni 30 ndeshjet e fundit për të kuptuar që nuk luajnë të njëjtët lojtarë. Kurrë. Pse kjo? Tedi, nëse ndodh te City, pse nuk mund të ndodhë te Partizani?
VALENTINO MURATAJ: Dua të shënoj dhe unë një gol në këtë kampionat, mund të luaj pak më i avancuar?
Vali. Mendo të bësh gjërat e tua. Vrapo, godit kundërshtarët. Dhe nëse shënon një gol, do të jetë supergol.
BRUNO TELUSHI: Do më lejosh ta godas unë penalltinë e radhës edhe pse humba atë në derbi?
Bruno, nëse ke dëshirë ta godasësh penalltinë, godite. Penalltitë i godasin ata që duan dhe jo ata që nuk duan.
MASSANGA MATONDO: Mister të lutem dua të rri edhe dy ditë me këta të shtëpisë, do të më japësh leje?
Massanga. Nisu shpejt sepse në të kundërt do të vij të kap prej flokësh dhe të sjell në Tiranë.
ELTON MARINI: Më ka ardhur një ofertë shumë e mirë për Hadrojin, çfarë të bëjmë ta shesim apo jo?
Drejtor. Shite. Nëse oferta është e mirë dhe klubi është dakord, shite.
REFIK HALILI: Përshëndetje Colella dua që vitin tjetër të drejtosh skuadrën time.
Përshëndetje president. Duke qenë te Partizani jam në një top klub në Shqipëri. Mendoj se Partizani është skuadra e dytë dhe e fundit në Shqipëri.
XHULIANO SKUKA: Ciao mister, dua të kthehem këtë verë te Partizani sepse nuk po luaj shumë te Metz.
Si je Xhuljo. Mendo që të stërvitesh mirë dhe të zësh vendin në skuadrën tënde. Mos u dorëzo në vështirësinë e parë që të del përpara.
SYLVINHO: Çkemi mister, do të më sugjerosh ndonjë lojtar tjetër të Partizanit, përveç Hadrojit?
Jo mister. Nuk të sugjeroj asgjë. Të ftoj të shohësh një stërvitje të Partizanit. Nuk e di çfarë kërkon. Ndoshta me kohën pasi të njoh idenë mund të them.
Faleminderit për intervistën
Ju falënderoj shumë. Ishte kënaqësi. Shpresoj që të mos jetë i fundit dhe nëse është i fundit do ta vlerësoj më shumë. /oversport.tv