Sebastien Haller është gjithmonë si një sulmues i fortë dhe së fundmi ka treguar që është dhe një njeri i fortë. 28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, u detyrua të luftonte me kancerin e testikujve, i cili arriti ta fitonte këtë betejë.
Në ndeshjen ku Dortmundi triumfoi me shifrat 5-1 Freiuburg, Haller arriti të shënonte gol pasi mundi atë sëmundje dhe doli në përfundimin e këtij takimi.
“Nuk e kam menduar kurrë se do vdes, por i këshilloj të gjithë të bëjnë kontrolle sepse mund të jetë vendimtare. Simptomat ishin të pakëndshme, kisha shumë probleme me stomakun. Nuk ngopesha kurrë duke ngrënë.” – u shpreh Haller. /oversport.tv
Foto: Borussia Dortmund, Facebook