Nga Zidane tek Luis Enrique, kandidatët për të marrë drejtimin e United

Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajneri i Manchester United dhe tashmë në Angli mediat flasin për kandidatët e mundshëm për të zënë vendin e tij në krye të pankinës së “djajve të kuq”.

Sipas “The Times”, i preferuari kryesor i drejtuesve të klubit është Zinedine Zidane, madje janë intensifikuar kontaktet me teknikun francez, duke i rritur ofertën ekonomike që të pranojë këtë detyrë.

Një tjetër kandidat që pëlqehet është trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag, si dhe Brendan Rodgers i Leicesterit.

Sipas asaj që shkruan Sky Sports News, edhe trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique shihet si një kandidat për stolin e United, madje vetë Ronaldo ka dhënë miratimin për një zgjedhje të tij. /Oversport.tv