Pesë lojtarëve të rëndësishëm të Serisë A, i’u skadon kontrata pas 9 muajsh. Klubet respektive po bëjnë maksimumin që të rinovojnë me yjet e tyre, por vështirësitë duken qartë.
Asgjë e re në lidhje me çështjen Dybala. Vazhdon tratativa mes Juventusit dhe menaxherëve të lojtarit për rinovimin e kontratës. Ylli argjentinas kërkon 12 milion euro në sezon bashkë me bonuse, ndërsa klubi aktualisht nuk jep më shumë se 10 milion.
Kessie, duket se është rasti më i bujshëm, sepse pasi humbi Donnarumma dhe Calhanoglu me parametër zero, Milani rrezikon të njëjtën gjë edhe me mesfushorin. 6.5 milion në vit i propozon klubi kuqezi, ndërsa lojtari kërkon 8 milion, aq sa i ofrojnë Tottenham dhe PSG.
Mes Insignes dhe Napolit ka tension dhe diferencë të madhe mes ofertës dhe kërkesës. Klubi i propozon të ulë rrogën në 3.6 milion euro në vit (nga 4.5 milion që merr aktualisht), ndërsa agjenti i sulmuesit kërkon 5.5 milion euro rrogë vjetore.
Brozovic mund të largohet nga Interi si lojtar i lirë pas 9 muajsh. Kroati kërkon që t’i afrohet pagave që marrin Calhanoglu dhe Eriksen, rreth 6 milion në vit, ndërsa drejtuesit duan të qëndrojnë tek 4 milion euro plus bonuse.
Është edhe Pellegrini tek Roma, me të cilin po merret personalisht Mourinho. Të gjitha situata për t’u zgjidhur brenda janarit, sepse në të kundërt lojtarët do të largoheshin me parametër zero verën e ardhshme. Oversport.tv