Ngjarje e rëndë në Norvegji, futbollisti rrëzohet pa ndenja në fushë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin islandez pasi futbollisti 28-vjeçar, Emil Palsson është rrëzuar në tokë si pasojë e një problemi kardiak. Skena ka ndodhur në sfidën Sogndalur-Stjordalsur në ligën e dytë norvegjeze.

Mesfushori u rëzua pa ndjenja në minutën e 12 të takimit dhe mjekët ndërhynë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Ai qëndroi në fushë për rreth 10 minuta, deri në momentin që një helikopter erdhi për të transportuar futbollistin në spital.

Futbollistët e tjerë krijuan një mur në mënyrë që kamerat të mos depërtonin dot për të filmuar gjendjen e mesfushorit. Sakaq, më vonë u ndërpre edhe transmetimi. Për sa i përket gjendjes së 28-vjeçarit, ende nuk dihet gjendja e tij, por ajo që është raportuar nga mediat vendase, lojtari ishte i vetëdijshëm në momentin që la stadiumin. /oversport.tv