Ngrohen tek Interi, Zhang mesazh për Suning: Borxhi është stabilizuar

Interi gjatë këtyre dy viteve është përndjekur nga zërat e shumtë për problemet financiare që grupi Suning ka pasur.

Numri një i kompanisë, Zhang Jindog, i ka qetësuar të gjithë së fundmi. Ai u ka shkruar një letër punonjësve të Suning dhe i siguron se borxhi i Suning është stabilizuar.

Zhang bën thirrje që të gjithë të kenë besim, pasi edhe me ndihmën e qeverisë kineze ata e kanë kaluar momentin më të vështirë. / oversport.tv