Ngushtohen diferencat në luftën për titull dhe mbijetesë, çfarë solli java e 16-të e “Abissnet Superiore”

Është mbyllur java e 16-të e “Abissnet Superiore” të cilën keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në Oversport dhe Tibo. Ka qenë një javë shumë emocionuese sërish janë ngushtuar shumë diferencat si në luftën për titull ashtu edhe për mbijetesë.

Partizani kryesues u mposht në shtëpi nga Vllaznia dhe tashmë diferenca me vendin e dytë është vetëm 1 pikë. Në vend të dytë qëndron Tirana që në këtë javë triumfojë në Laç dhe ngjitet në kuotën e 28 pikëve.

Sfida midis dy ekipeve surprizë të këtij edicioni, Egnatia dhe Erzeni u ndal në barazim me të dyja ekipet që ndanë nga 1 pikë. Egnatia qëndron në vendin e tretë në kuotën e 25 pikëve, po aq sa Vllaznia që me fitoren ndaj Partizanit hedh kandidaturën e saj serioze për titullin kampion.

Ngushtohet edhe lufta për mbijetesë ku tashmë në vend të fundit zbret Kukësi me 16 pikë, 1 më pak se Teuta dhe Bylis. Verilindorët u ndalen në barazim pikërisht përballë Bylisit, ndërsa durrsakët mposhtë Kastriotin me këta të fundit që janë gjithashtu në vallen e mbijetesës. /oversport.tv