“Çdo ndeshje ka një koeficient vështirësie, duhet të tregohemi të zotë dhe të shfaqim vlerat tona më të mira. Unë besoj te djemtë e mi, te cilësitë e tyre. Ajo që duhet të na vërë në lëvizje është energjia e klubit tonë, e presidentit dhe tifozëve tanë.
Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ne jemi me një këmbë në Serie B që nga fillimi i sezonit dhe duhet të kapim kundërshtarët tanë me një shpejtësi supersonike.
Në fillim kishim një ëndërr, tani jemi shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre, por kemi akoma shumë punë për të bërë”, ka thënë trajneri i Salernitanas, Davide Nicola në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme kundër Venezias.
Kjo ndeshje e prapambetur e Serie A, që do të transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, është një duel direkt mbijetese. / Oversport.tv
Foto: US Salernitana 1919 Twitter