Fitorja numër 1500 e Interit në Serinë A mban firmën e padukshme të Nicolo Barellës. Darmian Dzeko dhe Perisic ishin autorët e golave në suksesin me përmbysje të kampionëve ndaj Fiorentinës, por gjithçkabërësi në mesfushë u konfirmua si njeriu “bonus” në këtë fillim sezoni.
Sasi dhe cilësi- Prezent në çdo cep të fushës në këtë fazë të parë të kampionatit, Barela është një lider i skuadrës së Inzagit. Në 5 ndeshjet e luajtura deri tani ai ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asiste duke qenë praktikisht i rëndësishëm në çdo sfidë.
Një rendiment i jashtëzakonshëm për mesfushorin e Interit, i përhershëm në fushë me Inzaghin. Ai ka qenë gjithmonë titullar dhe është zëvendësuar në 3 ndeshje.
Ndaj Fiorentinës në pjesën e parë vuajti ashtu si të gjithë, pastaj ndezi motorët dhe tregoi vizionin në lojë dhe pasimin vendimtar për Darmianin.
Mesfushori italian do të përmirësohet akoma më shumë në vazhdimësinë e kampionatit. Me Antonio Conten fitoi një status të ri si kampion, por u rrit akoma në Europian me Roberto Mancinin./Oversport.tv