Nis ankandi për Pogba, Juventusi në garë me dy gjigantët europianë

Shanset që Paul Pogba të largohet nga Manchester United në verën e ardhshme janë shumë të larta. . Të dyja palët, edhe francezi edhe klubi duken të pakënaqur me njëri-tjetrin. Për pasojë, shumë klube europianë janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit.

I pari në listë qëndron ekipi ku Pogba pati shkëlqimin e tij, Juventus. Për Zonjën e Vjetër, francezi është një dëshirë e hershme. Drejtuesit bardhezi po përpiqen të shesin disa lojtarë të ekipit në mënyrë që të grumbullojnë fonde për francezin.

Megjithatë, Juventus nuk është vetëm në këtë listë. Konkurrentë të fortë mbeten edhe Real Madridi dhe PSG. Ekipi i Ancelottit po kërkon të rinovojë mesfushën dhe Pogba shihet si lojtari ideal për galaktikët. Ndërkohë, PSG kërkon të rrisë më shumë nivelin në mesfushë dhe afrimi i francezit do të jepte një dorë më shumë në atë repart. /oversport.tv