Nisin shqetësimet tek Interi, takimi për rinovimin e Brozovic nuk shkoi si pritej

Sot është zhvilluar një takim midis drejtuesve të Interit dhe agjentit të Marcelo Brozovic që është njëkohësisht edhe babai i tij. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, takimi nuk ka rezultuar ashtu si pritej.

Oferta e Interit dhe kërkesa e lojtarit vazhdon të ketë diferenca të mëdha ekonomike. Marota dhe Ausilio i kanë ofruar Brozovic një pagë që do të jetë 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse. Megjithatë, pala tjetër po kërkon të paktën 30 milionë euro në katër sezone ose të paktën 6 milionë plus bonuse.

Kështu, palët qëndrojnë ende të ndara për sa i përket rinovimit. Pas takimit të fundit zërat se Marcelo Brozovic mund të largohet që në janar nga Interi janë shtuar akoma edhe më shumë. Ndërkohë, PSG dhe Tottenham po qëndrojnë pas derës për të përfituar nga situata. /oversport.tv