Nisja e dobët e Juventusit, kjo ecuri ishte regjistruar vetëm para 60 vitesh

Barazimi i djeshëm me Milanin me rezultatin 1-1, rikthen bilancin negative të Juventusit këtë fillim sezoni. Fitorja me Malmon në Champions me rezultatin e pastër 3-0 ngjalli shpresa për një kthim të bardhezinjve në rrugën drejt fitoreve, por në përballjen me kuqezinjtë u pa e njëjta skuadër e 4 javëve të para.

Një gol në kundërsulm nga Alvaro Morata nuk mjaftoi për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili u zhgënjye pas barazimit në fundin e ndeshjes. 2 humbje dhe 2 barazime për “Zonjën e Vjetër”, e rikthejnë klubin bardhezi pas, në vitin 1961, kur kjo skuadër nuk njihte fitore në startin e kampionatit. Kjo ecuri është përsëritur tri herë në historinë e Juventusit.

2 pikë në 4 ndeshje e diferencojnë Juventusin me 8 pikë nga kreu, që mbahet nga skuadrat e Milanos Inter dhe Milan, dhe mund të thellohet në 10 pikë në rast se Napoli fiton sot përballë Udineses.

Start i njëjtë dhe në sezonin 2015/16. Në atë kohë, me Allegrin në stol, ekipi i Juventusit kishte 12 pikë pas 10 ndeshjeve dhe ishte 11 pikë prapa kryesuesve të Romës.

Pika e kthesës erdhi në një derbi kundër Torinos, të fituar me golin e Cuadrado në minutën e 94 -të, para 26 fitoreve të njëpasnjëshme që çuan në fitoren e “Scudetto”-s.

Sot Juventusi është një skuadër shumë më e re, e cila vjen nga vendi i katërt dhe ka humbur një lojtar si Cristiano Ronaldo.  Tetori ka qenë zakonisht anija e shpëtimit.

Në 5 javët në vazhdim “Zonja e Vjetër” do udhëtojë në Spezia, do luajë në shtëpi derbin me Torinon, si dhe do përballet me Romën e Mourinhos dhe Interin e Simone Inzaghit, përpara se ta mbyllin në fund të muajit tetor me Veronen po në shtëpi./ Oversport.tv