Uellsi është skuadra e 13-të europiane që kualifikohet në Kupën e Botës, Katar 2022, pasi ka mposhtur në finalen e Play Off-it Ukrainën 1-0. Një autogol i Yarmolenkos në pjesën e parë ka vendosur fatin e kësaj sfide.
Ukrainasit kanë nisur më mirë sfidën, por janë ndëshkuar pas 30 minutave lojë. Ukraina pretendon një penallti në fund të pjesës së parë, por VAR nuk akordon 11-metërsh.
Uellsi ka një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin me Ramsey sapo fillon pjesa e dytë, ndërsa Tsygankov dhe Yaremchuk nuk arrijnë që të barazojnë shifrat në rastet që iu krijohen.
Uellsi mundohet të mbyllë ndeshjen, por Johnson është i pafat sepse gjuajtja e tij ndalet në shtyllë. Bushchan i mohon golin Bale, pak minuta më vonë. Ukraina mundohet të reagojë, por nuk arrin që të bëjë dot ëndrrën realitet.
Është Uellsi skuadra që kualifikohet në Katar 2022, duke arritur një sukses historik, pasi rikthehet të luajë në një botëror pas 64 vitesh. / Oversport.tv
Foto: FIFA World Cup Twitter
Kupa e Botës – Play Off
Uells-Ukrainë 1-0
Yarmolenko 34’ (aut)
🏴👏 Wales make their #FIFAWorldCup return for the first time since 1958! #WCQ | @Cymru pic.twitter.com/KB1kml4LLK
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 5, 2022