Një barazim që festohet si fitore, Fiorentina shkon në finalen e Kupës së Italisë pas shumë vitesh

Fiorentina barazon pa gola 0-0 në shtëpi përballë Cremoneses, por kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë falë suksesit 2-0 në gjysmëfinalen e parë. Fiorentina rikthehet në finalen e Kupës pas 9 vitesh dhe synon trofeun që mungon prej 22 vitesh.

Vendasit dominojnë takimin dhe I afrohen golit të avantazhit me Cabral dhe Milenkovic në pjesën e parë. Miqtë janë më agresivë në pjesën e dytë dhe rrezikojnë me Dessers dhe Pickel.

Në minutat e fundit Fiorentina I shkon pranë golit me Gonzalez, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Mbyllet në barazim pa gola sfida në Franchi. Fiorentina kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë, aty ku e pret Interi. /Oversport.tv