Një dëmtim ndryshon planet e Shehit, Nikqi merr vendin e Patrick te bardheblutë

Tekniku Shehi e kishte llogaritur në formacion titullar në sfidën kundër Bylisit, por një shqetësim në gishtin e këmbës në prag të startit të takimit ka bërë që Patrick të humbasë sfidën kundër mallakastriotëve.

Sulmuesi ka tentuar që të bëjë nxehjen me shokët e skuadrës, por dhimbjet nuk e kanë lejuar të vazhdojë, madje nuk do të jetë as në stolin e bardhebluve në këtë takim.

Në vend të tij nga minuta e parë do të luajë i riu Nikqi, që është një nga talentet premtuese të Tiranës. / Oversport.tv