Një fantazist nga Spanja për Laçin, firmos lojtari i rritur te Mouscron

Sebastjan Spahiu është zyrtarisht përforcimi i radhës te Laçi, skuadër që ka një ecuri shumë të mirë javët e fundit. Spahiu ka luajtur në të shkuarën në Belgjikë dhe së fundmi në Spanjë, në ligën e tretë.

“Sebastjan Spahiu është lojtari ynë më i ri. Mesfushori qendror, i ftuar në të shkuarën nga Shqipëria U21, ka nënshkruar me klubin tonë.

Spahiu, 22 vjeç, ka qenë pjesë e Mouscron dhe ka debutuar në elitën e futbollit belg, para se të kalonte në Spanjë te Guijuelo dhe Izarra. I urojmë suksese me fanellën bardhezi”, njofton klubi kurbinas. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)