Një fillim sezoni super për Milanin, Pioli thyen rekorde javë pas jave

Hap pas hapi, ashtu siç i pëlqen të mendojë, Stefano Pioli koleksionon fitore dhe rekorde. Të parat e lejojnë që ti shohë të gjithë nga lart dhe të synojë titullin në Serie A, ndërsa rekordet nuk të japin automatikisht tituj, por shërbejnë për të kuptuar nëse ritmi është i duhuri. Në rastin e trajnerit të Milanit, nuk ka dyshime: hapi është i njëjtë me ato skuadra kuqezi që kanë fituar më parë.

Milani ka barazuar vetëm me Juventusin këtë sezon, duke fituar 9 sfidat e tjera në Serie A. Në 121 vite histori vetëm një herë, në sezonin 1954-55 kuqezinjtë e kanë nisur kaq mirë kampionatin dhe në atë rast arritën të fitonin titullin në fund.

Në shënjestrën e Piolit tani janë Sarri, Garcia dhe Allegri, pasi të tre kanë arritur 10 fitore dhe një barazim në 11 ndeshjet e para të kampionatit respektivisht me Napolin, Romën dhe Juventusin.

Fillimi kaq i mirë i sezonit lidhet edhe me një rekord personal për teknikun, që deri më tani ka arritur maksimumi 6 fitore radhazi me Milanin në kampionat.

Nëse fiton të dielën kundër Romës, Pioli do të arrinte 7 kolegë të tjerë kuqezi, mes të cilëve Bela Guttmann, me të cilin  ndan rekordin e kësaj nisjeje super pas 10 javësh kampionat./Oversport.tv