Një garanci për të tashmen dhe të ardhmen, Milani synon të blindojë Tomorin

Ai është një garanci si për të tashmen edhe për të ardhmen, prandaj Milani kërkon që të blindojë mbrojtësin anglez Fikayo Tomori, që vesh fanellën kuqezi që nga janari i vitit 2021.

Pas bisedimeve të javëve të fundit, dita e sotme mund të jetë e duhura për të firmosur rinovimin e kontratës (me rritje page), që do ta lidhë mbrojtësin me “djallin” deri në vitin 2027, dy vite më shumë se sa kontrata aktuale.

Agjentët e lojtarit kanë shkuar në “Casa Milan” për tu takuar me njerëzit e merkatos kuqezi dhe pritet që gjatë ditës së sotme të firmoset marrëveshja e re.

Kujtojmë që Tomori erdhi në huazim nga Chelsea në janar të vitit 2021 dhe pas 6 muajsh Milani shfrytëzoi të drejtën e blerjes për 28.5 milionë euro. / Oversport.tv