Nuk kanë fund rekordet që vendos Cristiano Ronaldo në futbollin europian. Ylli portugez ka shënuar një tregolësh në fitoren 3-2 të Manchester United përballë Norwich në “Old Trafford”.
Sulmuesi është ngjitur në kuotën e 21 golave të shënuar në të gjitha kompeticionet me fanellën e “djajve të kuq” këtë sezon.
Por ajo që është më e rëndësishmja, sipas asaj që shkruan “Opta”, Ronaldo arrin të shënojë 20 ose më shumë gola me klubet në të gjitha kompeticionet për të 16-tin sezon radhazi. Një detaj që tregon vazhdimësinë e portugezit dhe nuhatjen e tij për gola.
16 – Cristiano Ronaldo has now scored 20+ club goals in 16 consecutive seasons in all competitions. Longevity. pic.twitter.com/tvcRecBamA
— OptaJoe (@OptaJoe) April 16, 2022
Portugezi ka shënuar tregolëshin e 60-të në karrierë si dhe golin numër 58-të në karrierë direkt nga një goditje dënimi./ Oversport.tv
60 – Cristiano Ronaldo has scored the 60th hat-trick of his professional career for club and country (50th at club level), with today’s direct free-kick goal the 58th of his career. Phenom. pic.twitter.com/qr40Yr7jXi
— OptaJoe (@OptaJoe) April 16, 2022
Foto: Manchester United