Një gol që e fut në histori, Ibrahimovic vendos rekord absolut në Serie A

Një gol që e fut në histori. Vetëm kështu mund të quhet goli që Zlatan Ibrahimovic bëri me Milanin e tij përballë Udineses. Sulmuesi suedez realizoi me 11-metërsh në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë dhe bëhet kështu lojtari më i vjetër që ka shënuar një gol në Serie A.

Në moshën 41-vjeçare e 166 ditë, Zlatan Ibrahimovic ka thyer rekordin që më parë mbahej nga një tjetër legjendë e Milanit, Alessandro Costacurta. Ky i fundit e mbante këtë rekord pasi kishte realizuar në moshën 41-vjeç e 25 ditë.

Në pesë lojtarët më të vjetër që kanë realizuar në Serie A janë gjithashtu edhe Piola (40 vjeç e 131 ditë), Vierchowod (40 vjeç e 47 ditë) dhe Francesco Totti (39 vjeç 364 ditë). /oversport.tv

Foto: AC Milan, Twitter