Një grup saudit ofron 2.7 miliardë për të blerë Chelsean

Saudi Media, grupi më i madh mediatik i Lindjes së Mesme, ka bërë një ofertë prej 2.7 miliardë stërlinash për të blerë Chelsean, raporton “Cbs Sports”.

Klubi londinez është në kërkim të një pronari të ri, në një kohë shumë të vështirë, pasi qeveria britanike ka vendosur disa sanksione ndaj pronarit Roman Abramovic.

Pronari i “Saudi Media”, Mohamed Alkhereiji është një tifoz i Chelseat dhe synon që të blejë klubin.

Grupi saudit ka një xhiro prej 770 milionë stërlinash në vit dhe ka mundësi që pas tentativës për të blerë klubin londinez të jenë edhe biznesmenë të tjerë nga Arabia Saudite. / Oversport.tv

Foto:Chelsea FC Facebook