Një kompani Amerikane synon blerjen e klubit të Genovës

Një kapitull i ri në telenovelën e shitjes së Genovës. Sipas mediave italiane një fond amerikan është i interesuar të blejë Genovën. Klubi Italian është në pronësi të Enrico Preziosit që nga viti 2003. Prej disa vitesh Preziosi po kërkon të shesë klubin, por asnjë nga tratativat nuk ka përfunduar me sukses. Operacioni mbetet kompleks, por tratativa është në një fazë të avancuar sipas të dhënave të medias. Marrëveshja pritet të arrihet shumë shpejt dhe për momentin fjalët e vetme të Presidentit Preziosi për këtë temë janë: ‘’No Comment”. Sezonet e fundit të Genovës kanë qënë të vështira si nga ana sportive dhe nga ana financiare. Klubi mbylli vitin 2020 me një humbje prej 33, 4 milionë Euro dhe merkatoja 2021 ka rezultuar shumë e vështirë për klubin për shkak të situatave në klub.