Një legjendë largohet, për të marrë fuqi më shumë një tjetër legjendë. Kjo është filozofia e re e Milanit të Cardinales, që pasi largoi Paolo Maldinin e bashkë me të edhe Frederic Massara, ka vendosur që t’i japë më shumë kompetenca një tjetër emri historik.
Bëhet fjalë për Franco Baresin, njeriu që ka shkruar historinë me Milanin dhe aktualisht është zëvendës president nderi te kuqezinjtë. Edhe pse nuk do të jetë ai njeriu merkato, si në rastin e Maldinit, fuqia e tij në klub dhe vendimmarrja do të rritet ndjeshëm.
Duke nisur që nga fillimi i fazës përgatitore, Baresi do të ketë një rol më aktiv në skuadër, ku me disiplinën, etikë dhe karizmën e tij do të provojë të ndihmojë grupin. Në planin e klubit kuqezi, Baresi mund të sjellë eksperiencën e tij në ndihmë të menaxhimit të grupit dhe të kontribojë në procesin e rritjes së Milanit. Gjithashtu imazhi i tij do të vlente edhe si një garanci për tifozët që janë skeptikë pas largimit të Maldinit. /oversport.tv
Foto: AC Milan, Twitter