Një lider për Grasshoppers, Abrashi rinovon kontratën deri në vitin 2024

Lojtari i kombëtares shqiptare Amir Abrashi ka rinovuar kontratën e tij me zviceranët e Grasshoppers. Mesfushori 32-vjeçar u rikthye te klubi zviceran në verën e vitit 2021 dhe koleksionon në total 185 ndeshje me fanellën e këtij klubi.

Abrashi ka rinovuar për 18 muaj me Grasshoppers. “Ishte një vendim i lehtë dhe i qartë për mua. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres që të luaj edhe një vit tjetër për klubin tim të zemrës. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë pasur gjithmonë ndaj meje dhe unë do të vazhdoj të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Abrashi.

“Amir është një pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe luan një rol të rëndësishëm në skuadrën tonë në të gjitha aspektet. Ai e di se çdo të thotë të luash për Grasshoppers dhe udhëheq skuadrën në fushë me shpirtin e tij. Jemi shumë të lumtur që do të vazhdojmë te kemi në gjirin tonë këtë lojtar të rëndësishëm”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i zviceranëve Bernt Haas. / Oversport.tv