Një Ligë e pavarur! Lotito dhe De Laurentiis kërkojnë shkëputjen nga Federata

Synohet që Lega Serie A të jetë jashtë juridiksionit të Federatës Italiane të Futbollit, sipas modelit të Premier Ligës angleze.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, këtë ide e kanë hedhur Claudio Lotito dhe Aurelio De Laurentiis në takimin mes përfaqësuesve të gjithë klubeve të Serie A, që u zhvillua të martën e kaluar, në të cilën diskutohej propozimi i presidentit Dal Pino, që të transformojë Ligën në një “Media Company”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja, në mbledhje kanë dalë kundër projektit Lazio dhe Napoli, që përmes presidentëve respektivë kanë hedhur hipotezën për tu shkëputur nga FIGC.

Lotito dhe De Laurentiis synojnë që të ndjekin modelin e Premier Ligës angleze, por duhet theksuar se shumica e klubeve të Serie A ka qenë dakort me projektin e ofruar nga Dal Pino.

Objektivi është që të shkohet drejt një modeli ku të ketë autonomi në menaxhimin dhe prodhimin e të drejtave televizive. /Oversport.tv