Një mbrojtës dhe një sulmues, Flamurtari prezanton dy goditjet e reja

Flamurtari ka arritur të bëjë dhe dy goditje të reja në këtë merkato vere. Eni Imami dhe Aleksa Mrdja janë dy lojtarët më të rinj të klubit vlonjat që do të luajnë për ta në sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Flamurtari në një postim në rrjetet sociale ku prezantohen mbrojtësi dhe sulmuesi më i ri i ekipit. Pasi mbylli bashkëpunimin me Dinamon pas dy sezonesh, Imami tashmë do të jetë pjesë e Flamurtarit.

Nga ana tjetër, qendërsulmuesi Aleksa Mrdja vjen nga klubi i Malit të Zi, Jedinstvo. Aventurat e mëparshme të 23-vjeçarit janë në klubet e Lokomotiva, FK Indjija, BSK Borca, Sloga Kraljevo, Rad, Dobanovci dhe Jedinstvo. /oversport.tv