Një mbrojtës goleador, Bremer vendos rekord me golin e shënuar ndaj Udineses

Braziliani Bremer është qendërmbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në Serie A gjatë vitit 2021.

Me golin e shënuar sot në portën e Udinezes, mbrojtësi i Torinos ka çuar në 6-të numrin e golave të shënuar në këtë vit kalendarik. Asnjë mbrojtës tjetër qendre në 5 kampionatet kryesore të Europës nuk ka arritur të shënojë më shumë gola se Bremer.

Braziliani ka shënuar në portën e Salernitanës këtë sezon, ndërsa golat e tjerë janë shënuar gjatë kampionatit të kaluar. /Oversport.tv