Një mbrojtës me eksperiencë për Teutën, durrsakët zyrtarizojnë blerjen e Albi Allës

Teuta njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Albi Alla, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Laçit në Superiore.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Lacit në sezonin e fundit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Lacit”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak. /Oversport.tv