Sinisa Mihajlovic ka gjetur më në fund mesfushorin që prej disa kohësh po kërkon te drejtuesit e Bolognas. Është zviceriani Michel Aebischer afrimi më i ri për ekipin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare. Mesfushori është afruar nga Young Boys në formë huazimi.
Ai do të jetë në dispozicion të teknikut serb deri më 30 qershor 2022. Ndërkohë, Bologna në fundin e sezonit ka edhe të drejtën e blerjes së zvicerianit. /oversport.tv
✍️ | 𝐔𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄#Aebischer è un nuovo giocatore Rossoblù ❤️💙
𝘽𝙚𝙣𝙫𝙚𝙣𝙪𝙩𝙤 𝙈𝙞𝙘𝙝𝙚𝙡 🤗
— Bologna Fc 1909 (@BfcOfficialPage) January 25, 2022