Një minutë heshtje në nderim të Ylli Mihalit në të gjitha ndeshjet e kampionatit

Futbolli shqipotar humbi fizioterapistin e njohur, Ylli Mihali. Për ndarjen e tij nga jetë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në shenjë nderimi dhe homazhi, në ndeshjet e javës së dytë të “Abissnet Superiore” do të mbahet një minutë heshtje në fillim të çdo ndeshjeje.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në ndeshjet e kampionatit të kësaj jave të mbahet një minutë heshtje në nderim të mjekut fizioterapist të Kombëtares, Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ylli Mihali u nda nga jeta të hënën e kaluar pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55-vjeçare. Ai u emërua fizioterapist i ekipit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1994 dhe për 27 vjet në këtë pozicion ai shndërrohet në një simbol të Kombëtares.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tij, Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin që të mbahet një minutë heshtje para fillimit të çdo ndeshjeje të kësaj jave, duke filluar që sot në ndeshjen e ‘Abissnet Superiore’, Dinamo-Laçi e për të vazhduar në të gjithë sfidat e kategorive të tjera që e kanë nisur sezonin”, ka qenë vendimi i shpërndare në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit në vend.