Një muaj larg fushave, emergjencë në mbrojtjen e Lazios

Lajm i keq për Maurizio Sarri. Trajneri i Lazios do të detyrohet të heqë dorë nga shërbimet e Manuel Lazzari për të paktën një muaj. Mbrojtësi i djathtë iu nënshtrua sot testeve mjekësore për të parë dëmtimin që pësoi në ndeshjen e fundit.

Ato zbuluan një dëmtim muskulor të shkallës së dytë në kofshën e djathtë. Kështu Lazzari do të mungojë në të dyja sfidat ku Lazio do të përballet me Porton në Europa League. Shpresa e madhe është që ai të jetë në dispozicion në derbin me Romën që është e planifikuar më 20 mars.

Gjithashtu ai pritet të mungojë për Lazion edhe në katër sfida në Serie A. Sarri do të duhet të planifikojë ndeshjet pa Manuel Lazzarin të paktën për takimet me Udinesen, Napolin, Cagliarin dhe Venezian. /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Twitter