Një ndeshje historike për Genoan, ndërsa Tudor synon një tjetër rezultat pozitiv

Pasi kanë barazuar në mesjavë respektivisht përballë Bolognas dhe Salernitanas, Genoa dhe Verona do të përballen me njëra-tjetrën në javën e 6-të të Serie A, në një sfidë ku synojnë të rikthehen tek fitorja.

Në stadiumin “Marassi” formacioni i drejtuar nga tekniku Ballardini do të presë Igor Tudor dhe djemtë e tij, në një takim të rëndësishëm, që shërben për të kuptuar ambicjet reale të këtij sezoni për të dyja këto klube.

Për Genoan do të jetë gjithsesi një ndeshje historike, pasi është e para nën drejtimin e pronarëve të rinj, 777 Partners, që sapo kanë blerë klubin më të vjetër në Itali.

Interesimi i tifozëve pritet të jetë i madh dhe të dyja skuadrat kërkojnë që të marrin maksimumin nga kjo përballje.

Takimi Genoa-Verona do të luhet në orën 20.45 dhe do të transmetohet live në Oversport 1.

Formacionet e mundshme:

Genoa (4-2-3-1): Sirigu, Cambiaso, Bani, Maksimovic, Criscito; Rovella, Badelj; Kallon, Hernani, Fares; Destro

Verona (3-4-2-1): Montipò, Magnani, Gunter, Dawidowicz; Lazovi, Ilic, Tameze, Faroni; Caprari, Barak; Kalinic.