AC Ajaccio ka festuar këtë herë. Vjet pandemia ia ngriti buzëqeshjen, pasi kampionati u ndërpre, kurse këtë sezon nuk mund t’i ndalte askush.
Skuadra e mesfushorit Qazim Laçit, i cili ishte sot në fushë për 90 minuta, triumfoi ndaj Toulouse që e mbylli e para kampionatin.
Një penallti në fillim u kthye në gol nga Nouri dhe ai gol mbeti në fuqi deri në fund. Sa i takon Qazim Laçit, ai ka luajtur në 34 ndeshje këtë sezon, duke regjistruar 3 gola e një asist. / oversport.tv