“Një planet ku gjendet gjithçka”, Massimiliano Rubin zbardh planet e Oversport

Në një intervistë të dhënë për drejtorin e Departamentit të Sportit në Oversport, Alban Xhihani, në ambientet e stadiumit “Allianz” të Torinos, presidenti i Oversport, Massimiliano Rubin, ka folur për projektin e ri dhe ambiciet që ka platforma që ai drejton për t’u bërë lider në transmetimet sportive në Shqipëri dhe jo vetëm.

Ndonëse është vetëm fillimi, sezoni mund të quhet i fituar nga Oversport, që me teknologjinë më të re në treg, transmeton ekskluzivisht Serie A në Shqipëri dhe Kosovë.

Çfarë ju sjell më shumë teleshikuesve Oversport?

Oversport sjell diçka të re, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në përgjithësi. Sjell kontaktin direkt nga fusha e blertë, kontaktin me lojtarët, emocionet që përjeton në stadium dhe këto ua transmeton teleshikuesve.

Është vetëm fillimi i një aventure të re, një risi absolute për Shqipërinë, po kush janë ambiciet e Oversport?

Oversporti do të bëhet një platformë gjithëpërfshirëse për të gjithë botën e sportit, jo vetëm për futbollin, jo vetëm për Serie A, por për të gjithë sportin në përgjithësi. Një planet ku mund të gjendet gjithçka për tifozët, për mbështetësit e skuadrave, por edhe për klubet, që mund të thonë opinionet e tyre.

Kush e fiton kampionatin italian këtë sezon?

Një pyetje shumë e bukur. Skuadra më e mirë. Gjithmonë skuadra më e mirë.

Duhet të thoni një emër skuadre?

Nuk po përgjigjem si tifoz, por si drejtor i përgjithshëm do të them sërish Interi.