Një portugez në Ballsh, ish-lojtari i Benfikës firmos me Bylisin

Bylisi vazhdon të përforcojë organikën për tu paraqitur sa më denjësisht këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar.

Paraqitjet e mira në ndeshjet miqësore tregojnë se klubi mallakastriot ka ndërtuar një skuadër të denjë për Superioren. Ditën e sotme ballshiotët kanë zyrtarizuar blerjen e portugezit Aires Souza, që në karrierën e tij ka milituar edhe në radhët e Benfikës dhe Maritimos.

“Prezantojmë portugezin Aires Souza, i cili debutoi me gol për skuadrën tone ne testin ndaj Skënderbeut! Ai vjen ne familjen tone pasi ka qene me pare pjese e klubeve te njohura portugeze, Benfika e Maritimo”, shkruhet në njoftimin e klubit ballshiot. / Oversport.tv