Një shqiptar në formacion, zbuloni më të mirët e javës së dytë të Serie A

Është mbyllur edhe java e dytë e kampionatit italian të futbollit dhe ka ardhur koha për të evidentuar 11 lojtarët më të mirë të kësaj jave në Serie A.

Redaksia e Oversport ka përzgjedhur 11 futbollistët dhe teknikun që kanë spikatur më shumë në ndeshjet e kësaj fundjave.

Në portë qëndron Marco Silvestri i Udineses. Dimarco (Inter), Kim (Napoli), Smalling (Roma) dhe shqiptari Ismajli (Empoli) plotësojnë 4-en e mbrojtjes.

Anguissa (Napoli), Bennacer (Milan) dhe Malinovskyi (Atalanta) kanë fituar një vend në mesin e fushës. Kvaratskhelia (Napoli) dhe Berardi (Sassuolo) mbështesin Lautaron (Inter) në repartin e sulmin.

Në formacionin më të mirë të javës mbizotërojnë lojtarët e Napolit, të cilëve u bashkohet edhe Spalletti, si tekniku i javës, pas suksesit të radhës me skuadrën e tij. / Oversport.tv