Një slloven mban peng transferimin, Emanuele Ndoj drejt Perugias

Mund të jenë ditë të nxehta në merkato për shqiptarin Emanuele Ndoj. Sipas asaj që raporton La Nazione, Ndoj po kërkohet nga me ngulm nga Perugia.

Megjithatë, përpara se të ndodhë transferimi, pritet një tjetër lëvizje. Fillimisht, Brescia, klubi ku aktualisht po aktivizohet mesfushori është në negociata me Leo Stulac.

Kështu, gjithçka do të varet nga ky i fundit. Në rast se Stulac do të transferohet te Brescia, atëherë do të ketë një rrugë të lirë për mesfushorin shqiptar. Nga ana tjetër, vetë Ndoj është i hapur për një lëvizje të tillë pasi nuk po gjen hapësirat e kërkuara te Brescia.

Perugia qëndron në “pole position” për shqiptarin. Madje, në Itali transferimi i tij te Perugia konsiderohet si diçka e sigurt. /oversport.tv