Një start të tillë në Serie A kishim vite pa e parë, atëherë Milani fitonte titullin

Milani ka nisur shumë mirë sezonin duke grumbulluar 19 pikë në 7 ndeshje të luajtura, të njëjtat shifra si skuadra e Ancelottit në sezonin 2003/2004, që në fund fitoi kampionatin.

Ajo atëkohë ishte një skuadër e mbushur me kampionë, ndërsa “banda” e Piolit është plot me djem të rinj, por shumë premtues.

Një nisje kaq të mirë të Milanit, kishim 18 vite pa e parë. Ishte Milani i Ancelottit, që sapo kishte fituar Champions League në Mançester dhe më pas do të fitonte kampionatin në sezonin 2003/2004.

Një skuadër me kampionë të afirmuar, si Shevchenko, Inzaghi, Nesta dhe Kakà, për të cituar disa emra. Por edhe ky Milan i ri, ka arritur të njëjtat numra si ai Milan i madh. Të njëjtat shifrat, të njëjtat fitore, barazime dhe gola të shënuar.

Milani aktual është rritur në çdo drejtim. Drejtues, trajner, skuadra dhe individë. Tashmë të gjithë në kampin kuqezi presin që kjo skuadër të rritet dhe të arrijë ato suksese që ka arritur më parë Milani i drejtuar nga Ancelotti. / Oversport.tv