Një sulmues për Erzenin, me shijakasit firmos braziliani Patrik Nonato

Erzeni vazhdon të tregohet shumë aktiv në merkato dhe vetëm pak orë para fillimit të sfidës së sotme kundër Kastriotit, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, klubi shijakas ka prezantuar blerjen më të re.

Sulmuesi brazilian Patrik Nonato është zyrtarisht një lojtar si skuadrës së Erzenit.

Nuk dihet nëse sulmuesi do të aktivizohet që në ditën e sotme, por afrimi i tij kompleton repartin e avancuar të skuadrës shijakase. / Oversport.tv