Një Superkupë larg Barcelonës, Real Madrid nuk e fal Athletic Bilbao

Një trofe që në muajin e parë të vitit, Real Madrid nuk fal në finalen e Superkupës së Spanjës. Madrilenët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Athletic Bilbao, që ishte fituesja në fuqi e këtij trofeu.

Reali e fiton për të 12-n herë Superkupën e Spanjës dhe tani ka vetëm një më pak se Barcelona që e ka fituar më shumë këtë trofe. Sfida e sotme ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e Ancelotti që dominoi lehtësisht.

Kundër Athletic Bilbao nuk është asnjëherë e lehtë, por ekspertët i vendosën fatet e kësaj ndeshjeje. Ai që i hapi rrugën fitores ishte mesfushori Luka Modric, i cili me një goditje të kalibruar e çoi topin në rrjetë në fundin e pjesës së parë.

Në fillim të së dytës u akordua një penallti dhe Karim Benzema nuk fali. Me dy gola në epërsi Reali ishte më i qetë, por Athletic Bilbao i vendosi disa herë në vështirësi. Në minutat e fundit fitoi edhe një penallti.

Një tjetër ekspert nuk lejoi që ndeshja të hapej. Portieri belg, Courtois, e ndali Raul Garcia me këmbë, edhe pse ishte hedhur për në krahun e djathtë të portës. Aty u mbyll gjithçka dhe Reali priti vërshëllimën treshe të arbitrit për të festuar triumfin në Superkupën e Spanjës.

SUPERKUPA E SPANJËS, FINALJA

Athletic Bilbao-Real Madrid 0-2
Shënues:
Modric 38’, Benzema (pen.) 52’

/ oversport.tv