Një “tigër” për Xavin, Barcelona zyrtarizon blerjen e re

Tashmë është zyrtare, talenti brazilian Vitor Roque është lojtar i Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Roque do të bëhet pjesë e skuadrës duke nisur nga sezoni 2024-2025, ndërsa ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur deri më 2031.

Ashtu siç tashmë është bërë zakon te Barcelona, edhe klauzola e shitjes do të jetë në shifra të çmendura. 500 milionë euro duhet të paguajë klubi që dëshiron të rrëmbejë shërbimet e 18-vjeçarit.

Sa i përket detajeve të marrëveshjes, Barcelona do t’i paguajë 30 milionë euro Athletico Paranaense, ndërsa 26 milionë të tjera janë në formë bonusesh. Gjithashtu një tjetër bonus prej 5 milionë eurosh do të përfitohet nëse Vitor Roque listohet në tre lojtarët kandidatë për “Topin e Artë”. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook