Një tjetër ekskluzivitet, Oversport sjell për shikuesit Beach Volleyball Pro Tour 2022    

Vera më e nxehtë se kurrë në Oversport. Pas transmetimit të Champions League, për të gjithë admiruesit e volejbollit, vjen tashmë edhe Beach Volleyball Pro Tour 2022.

Niveli më i lartë volejbollt të plazhit mbledh bashkë sportistët me renditjen më të mirë në klasifikimin botëror, në një kompeticionin që  ndahet në tre nivele, Elite 16, Challange, dhe kategoria Future, ajo që do të vijë ekskluzivisht për ndjekësit e Oversport. 16 skuadra për secilën kategori, meshkuj dhe femra, do të ndahen në 4 grupe nga ku do të prodhohen, 56 ndeshje total për të nxjerrë 10 ekipet finaliste.

Duelet nisin prej datës 14 Maj në Madrid, dhe vijojnë në ishujt grekë Rodos dhe Ios për tu mbyllur në fundin e muajit gusht në Baden të Austrisë. Beach Pro Tour është brandi i ri që merr vendin e World Tour, kompeticioni që ekzistonte deri një vit më parë.

Risia këtë vit, krahas modifikimit të emërtimi, është ndërthurja e volejbollit të rërës me muzikën, ushqimin dhe jetesës në plazh, asaj nëpërmjet së cilës ky sport është rritur. Pro Tour do të udhëtojë në mbarë globin për të promovuar qytete ikonike botëore dhe plazhet me pamje mbresëlënëse por mbi të gjitha për të krijuar mundësi për të rinjtë, që të mund ti bashkohen këtij sporti fantastik. /oversport.tv